Mobi Casa

Shërbimet juridike ofrohen falas në Komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, Organizatën “GIZ” si dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, janë duke ofruar shërbime juridike falas për të gjithë qytetarët e komunës.

Zyra për ofrimin e shërbimeve juridike ofron ndihma juridike falas për të gjithë qytetarët e Kamenicës, mirëpo prioritet kanë familjet të cilat marrin ndihmë sociale, familjet shumë anëtarësh që jetojnë me një pagesë, nënat vetushqyese etj.

Uji Dea

Gjatë këtyre dy muajve kjo zyre ka pranuar 40 kërkesa nga qytetarët, të cilat kanë të bëjnë me: ankesa për pensione, padi, këshilla juridike, referime tek avokati, kërkesa për ndihma.

Zyra për ofrimin e shërbimeve juridike falas gjendet në objektin e Komunës së Kamenicës dhe pranon kërkesa nga ora 08:00 deri në orën 16:00./rajonipress/