Mobi Casa

Shërbimet e avancuara të Radiologjisë në Swiss Clinique 2

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në vizitën tonë në klinikën Swiss Clinique 2, vizituam repartin e Radiologjisë ku punën e këtij reparti na prezantoi doktori Muharrem Sadiku. Doktor Sadiku pos shërbimeve rutine ditore, na tregoi edhe për pajisjet dhe teknologjinë të cilën po e përdorin si dhe avancimet në shërbimet që deri më tani kanë munguar në Kosovë.

Ai thekson, që shërbimet e radiologjisë janë të pajisura me aparaturën më të sofistikuar në rajon, të asistuara nga MRI 3 teslla Philips, CT 128 shtresor, Rengen fluroskopia Flexavision Schimadzu dhe ultrazëri Philips iU22 3D dhe 4D. Sipas tij, kjo aparaturë po ia mundëson pacientëve që pas diagnozës të kenë edhe terapinë e duhur.

Ai tregon që tani në baza ditore ne po trajtojmë pacientët dhe ideja jonë është që të kujdesemi për pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme, që pastaj terapia e tyre të jetë qysh në fillim shëruese!

Uji Dea

Mjekët dhe stafi i Radiologjisë, pranojnë që një investim sikurse në Swiss Clinique 2, me pajisjet që janë ofruar nga investitorët, po u mundësojnë edhe ekipeve të mjekëve kosovar ngritjen e nivelit të ekspertizës dhe trajtime të detajizuara të pacientëve .

Më tej Sadiku thekson se, pjesë e ekipes së tij janë edhe stafi i trajnuar në shtetin e Zvicrës me asistencë permanente të doktor Aissa Boudrama (Radiolog me përvojë 35 vjeçare) dhe ekipes së tij teknike në Zvicër ku edhe janë prezent.

Duhet të theksohet, që në Swiss Clinique 2 ofrohen të gjitha ekzaminimet me rezonancë magnetike, CT , Ultrazëri, Radiografi, Biopsitë përmes CT dhe Ultrazërit. Ajo çka duhet veçuar, është që po ofrojmë edhe CT Koronografi-n dhe MRI Artrografi-n e të gjitha sistemeve. Duhet theksuar, që për shkak të ngarkesave në klinikë dhe prezencës së shtuar të pacientëve klinika ofron edhe caktim të terminëve për pacientët përmes linjave telefonike dhe komunikimeve elektronike./rajonipress/