S’heqin dorë nga komisionet hetimore
Lëvizja “Vetëvendosje” shpreson që së bashku me dy partitë tjera opozitare, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e “Nismën për Kosovën”, si dhe me përkrahjen e disa deputetëve të pakënaqur brenda partive në pushtet, do të arrijë të formojë tri komisione hetimore parlamentare.
Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për procesin e Privatizimit, Komision Hetimor për procesin e Dialogut me Serbinë, si dhe Komision Hetimor për punën e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK)./zeri/


