ARKATANA

Sheqeri, vrasësi i ëmbël

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

A dini që ka një vrasës për shëndetin po aq të fortë sa dhe duhani, por që pa vetëdije dhe me kaq ëmbëlsi e konsumojmë gjatë një dite? Ky vrasës është sheqeri. Studimet e fundit e cilësojnë sheqerin si rrezikun e dytë më të madh për organizmin e njeriut, pas duhanit.

Ai është bashkëpunëtor kryesor për krijimin e shtresave të dhjamit.

“E vërteta është se edhe në Shqipëri si kudo në botë shifra e obezitetit te fëmijët i ka kaluar 20%. Kjo vjen si pasojë e kequshqyerjes, gjithashtu edhe nga konsumi i tepër i yndyrave dhe i sheqerit. Mënyra e jetesës sot sjell në qarkullim përdorimin e lëngjeve me sheqer, përdorimin e ushqimeve me karbohidrate dhe me yndyra, duke modifikuar peshën e fëmijëve”, citon Top Chanel Petri Hoxhën, endokrinolog në QSUT.

Atë nuk e konsumojmë vetëm në mënyrën tradicionale që njohim. Ëmbëltuesit, sheqeri pluhur dhe ai i konservuar janë po aq të rrezikshëm.

Eco Higjiena

Qytetarët shprehen se kanë informacion për rreziqet që krijohen nga konsumi i tepërt i sheqerit, por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të konsumojnë atë në masë të madhe.

-Por çfarë duhet bërë për të shmangur këtë rrezik?

“Për mua masat duhet të jenë globale. Duhet t’i kthehemi aktivitetit fizik. Një pjesë e prindërve më kërkojnë këshilla për të shkuar nëpër palestra, por nuk mund të jetë kjo zgjidhja. Fëmijët duhet të shfrytëzojnë ambientet e shkollave, të cilat pasdite duhet të jenë të hapura. Fëmijët duhet të kenë një aktivitet fizik absolutisht të rregullt. Ndërkohë që baza e ushqyerjes është kryesorja me zarzavate, fruta, qumështi dhe nënproduktet e tij”, shtoi endokrinologu, Petri Hoxha.

Në botë thuajse 1/3 e popullsisë është bërë vartëse e sheqerit ashtu sikurse e duhanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.