ARKATANA

Sheqeri si shkaktari kryesor i migrenës?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Marrja e sasive të mëdha të sheqerit mund të çojë në simptoma të ndryshme.

Konsumimi i sheqerit është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithatë shumica prej nesh nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm mund të jetë sheqeri.

Migrena dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi, mungesa e magnezit dhe stresi, ato mund të ndodhin edhe për shkak të marrjes së tepërt të sheqerit, transmeton Telegrafi.

Për shkak të marrjes së tepërt të sheqerit rritet edhe sheqeri në gjak, gjë që shkakton dhimbje koke, kryesisht pas ngrënies.

Migrena është gjithashtu shumë e zakonshme te njerëzit që vuajnë nga diabeti.

ARKATANA

Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të kenë një regjim të rregullt ushqimor dhe të bëjnë një gjumë të qetë rreth 6-8 orë.

Sasia e reduktuar e sheqerit në gjak si pasojë e shmangies së vakteve mund të aktivizojë migrenën. Gjithashtu konsumimi i një sasie të madhe sheqeri shkakton një kulm dhe më pas një rënie të sheqerit.

Balanconi sheqerin tuaj të lartë në gjak

1. Reduktoni marrjen e sheqerit
2. Hani fruta në vend të ëmbëlsirave
3. Konsumoni fibra me çdo vakt
4. Hani gatesa të shëndetshme në vend të ëmbëlsirave
5. Hani ushqime me proteina
6. Erëzo ushqimet me kanellë, e cila balancon nivelet e sheqerit në gjak
7. Pini shumë ujë gjatë ditës për të evituar dehidratimin

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.