Hidromorava

Sheqeri shumë më i dëmshëm se çipsat, hamburgerët dhe picat!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një studim i shkencëtarëve amerikanë thotë se ndikimi negativ i sheqerit në organizmin tonë, është nënvlerësuar shumë, sepse ai jo vetëm që qon në shtimin e peshës, por ndikon edhe në rritjen e shtypjes së gjakut dhe shkakton sëmundje të zemrës.

Duket se sheqeri është kërcënim shumë më i madh për shëndetin e njerëzve, se sa që jemi të vetëdijshëm, shkruan zeri.info. Studimin të cilin e ka udhëhequr doktori Robert Lustig, pediatër dhe endokrinolog nga San Francisko, thotë se shëndeti i 43 fëmijëve me mbipeshë, është përmirësuar ndjeshëm kur ëmbëlsirat e tyre janë zëvendësuar me ushqime si çipsat dhe hamburgerët.

Edhe pse ata kanë konsumuar sasi të njëjtë të kalorive, çrregullimi i tyre metabolik është shëruar plotësisht për vetëm 10 ditë. Në këtë studim kanë marrë pjesë 42 fëmijë të moshës nga 9 deri 18-vjeçe, ku të gjithë kanë qenë në spital për shkak të problemeve me peshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore, siç është shtypja e lartë e gjakut.

Mobi Casa

Atyre u është dhënë detyra që gjatë nëntë ditëve, çdo ditë të masin peshën si dhe të hanë vetëm ushqimin që u jepet në spital. Konsumimi i sheqerit është zvogëluar nga 28 në 10 për qind, ndërsa fruktoza nga 12 në katër për qind të konsumimit të përgjithshëm të kalorive, shkruan më tej zeri.info. Ushqimin e ëmbël, e kanë zëvendësuar me hot-dog, hamburgerë, çipsa dhe pica.

Pas nëntë ditëve, shumica e aspekteve të shëndetit metabolik tek këta fëmijë, është përmirësuar, që nga shtypja e gjakut e deri te ulja e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve, ndërsa sheqeri në gjak dhe niveli i insulinës, ka rënë për një të tretën./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.