Sheqeri në pijet e gazuara shkakton dhimbje në gjunjë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Konsumimi i tepërt i pijeve e gazuara pos se do të dikojë të shtoni në peshë, keq do të ndikojë në gjunjët tuaj, ndërsa që më të rrezikuarit janë personat e dobët.

Hulumtuesit kanë vëzhguar pacientët të cilët vuajnë nga osteoartriti në gjunjë, prej së cilës sëmundje vuajnë rreth gjashtë milionë britanikë të moshuar. Shkencëtarët kishin ardhur në përfundim se konsumimi i pijeve të gazuara përshpejton këtë çrregullim, e më së shumti ndikon te njerëzit e dobët.

Fundamenti

Shkencëtarët kanë krahasuar rezultatet e 2.149 pacientëve, tek të cilët ishte diagnostikuar osteoartriti, si dhe kishin përcjellë zhvillimin e sëmundjes dhe konsumin e pijeve të gazuara. Njerëzit që kishin konsumuar pije joalkoolike kishin rezultate më të këqija e po ashtu ishte vërtetuar se meshkujt me peshë normale kishin më shumë probleme me gjunjët në krahasim me ata që vuanin nga mbipesha.

Pjesa tjetër është e paqartë nëse problemi fshihet në numrin e lartë të kalorive në pijet joalkoolike apo ekzistojnë substanca të tjera në pijet e gazuara që ndikojnë në përparimin e sëmundjes.
/Telegrafi/