UBT

Shënojnë rritje të hyrat vetanake në Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Këshilltarët e Asamblesë komunale të Vitisë, kanë mbajtur sot seancën e dytë të radhës, ku janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit njoftoi këshilltarët për konfirmimin e vendimeve nga ana e MAPL-së, bazuar në normat ligjore, ndërkaq më pas këshilltarët kanë parashtruar pyetje dhe interesimet e tyre, drejtuar udhëheqjes komunale, për të cilat u përgjigj zv.kryetari i komunës Hasan Aliu.

Në mesin e pikave të rendit të ditës të parapara për këtë seancë, ishin edhe pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2018, për të cilën pikë, drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka prezantuar raportin e pasqyrave financiare.

Ai bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %, kurse gjithashtu njoftoi edhe për ekzekutimin e shpenzimeve sipas kategorive shpenzuese, ndërkohë që për të hyrat vetanake kanë shënuar rritje gjatë 2018, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë, për 3.13% apo për 24.000 euro.

ARKATANA

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan dhe u miratua nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës – Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë.

Po ashtu u miratua propozimi për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këshilltarët miratuan njëzëri edhe propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, e gjithashtu edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.

Njëzëri u miratua edhe propozimi për caktimin e lokacionit për vendosjen e lapidarit kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.