Fundamenti

Shënojnë rënie rastet e vjedhjeve dhe rastet e zjarrit në Viti

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kohët e fundit kanë shënuar rënie drastike rastet e vjedhjeve, si dhe atyre të zjarreve në komunën e Vitisë. Ky ishte konstatim i anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në mbledhjen e sotme të këtij mekanizmi, ku u vlerësua situata e sigurisë e qetë dhe stabile.

Në këtë takim u bisedua edhe për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve, pastaj aksidenteve në trafik, të shtënat me armë zjarri nëpër dama e ahengje të ndryshme etj.

Komandanti i stacionit policor në Viti kapiteni Remzi Ademi, ka theksuar se përkundër fluksit të madh të mërgimtarëve që aktualisht po kalojnë pushimet në Kosovë, dhe vlugut të madh të veturave, nuk kemi pasur incidente të theksuara.

Duke u ndërlidhur në statistikat e policisë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Ademi tha se kemi pasur një ulje të rasteve të zjarreve në komunën e Vitisë gjë që është arritur një progres në vetëdijesimin e qytetarëve për të mos shkaktuar zjarre të panevojshme gjatë kohës kur janë temperaturat e larta.

RCCOLA

Po ashtu, ai përmendi edhe rastet e vjedhjeve të cilat kanë shënuar rënie dhe e gjithë kjo falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve me policinë . “Kemi pasur dy raste të të shtënave me armë zjarri në dy dasma dhe kemi konfiskuar dy armë zjarri, ndërsa raste të tjera nuk kemi pasur”, tha Ademi.

Naser Haziri udhëheqës i sektorit për siguri dhe emergjencë, ka kërkuar një angazhim më të madh nga të gjithë mekanizmat që të veprojnë në parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve, dukuri kjo mjaftë shqetësuese që po përcjell institucionet për çdo vit.

Në këtë takim gjithashtu u debatua edhe për përgatitjet që po bëhen në organizimin e Manifestimit të Ditës së Zojës së madhe që mbahet me 15 gusht. /rajonipress/