ARKATANA

Shënojnë rënie investimet e huaja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por sipas autoriteteve, vlera e investimeve mund të rritet gjatë vitit. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se vakuumi institucional nuk ndikon fare tek investitorët e huaj, përderisa analistët ekonomikë pohojnë se gjendja aktuale nuk përcjell mesazh të mirë tek ata.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti vlera e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë ka arritur në 38 milionë euro, që paraqet një vlerë shumë më të ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ishin rreth 60 milionë euro. Por trendi i tyre mund të ndryshojë gjatë pjesës tjetër të vitit, thotë Gëzim Gjikolli, drejtor i drejtorisë për promovimin e sektorit privat në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Kjo është e zakonshme edhe në vendet tjera të botës, ngase investimet varësisht nga disponimi i investitorëve në disa muaj e sidomos në periudha kaq të shkurtra, mund të oscilojnë. Mirëpo nuk do të thotë se trendi i investimeve është në rënie”, thotë ai.

Sipas Gjikollit, vakuumi institucional nuk i brengos dhe nuk ndikon fare tek investitorët e huaj.

“Investitorët më shumë i shqetësojnë trazirat, por assesi një qeveri në themelim, nuk i shqetëson fare. Ne investitorët jemi duke i pritur çdo ditë në institucionet tona dhe asnjëherë nuk më ka rastis që këto javët e fundit ata ta shprehin këtë si brengë”, thekson ai.

Mobi Casa

Por hulumtuesi i Institutit RIINVEST, Alban Hashani, thotë se gjendja aktuale mund të ndikojë në aspektin e investimeve të huaja.

“Mendoj se nuk është mirë për sinjalet që dërgojmë jashtë dhe për pasojë nuk pritet ndonjë përmirësim i madh në tërheqjen e investimeve. Mendoj që ky vakuum real institucional do të dobësojë atraktivitetin e Kosovës në tërheqjen e investimeve të jashtme”, thekson Hashani.

Hashani thotë se Kosova nuk ka mjedis shumë miqësor për tërheqjen e investimeve të huaja, pasi ka barriera të shumta.

“Ka një mjedis ku mbizotëron korrupsioni, informaliteti, evazioni fiskal, konkurrenca e pandershme, por edhe probleme që lidhen me infrastrukturën, problemet me shkathtësitë e punëtorëve e kështu me radhë”, shton ai.

Ndryshe, investimet e huaja të drejtpërdrejta kishin pësuar rënie prej vitit 2008 deri në vitin 2012, kurse gjatë vitit 2013, vlera e tyre arriti në rreth 260 milionë, me një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2012./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.