Shënojnë Kasami, Ajeti, Demhasaj dhe Seferi
Kjo ishte fitorja e dytë e Sionit në tri ndeshje të zhvilluara, derisa golat e parë të Kasamit në këtë sezon.
Futbollistët shqiptarë edhe një herë janë kthyer si protagonist në Superligën e Zvicrës për skuadrat e tyre, shkruan albinfo.ch.
Padyshim se më i dalluari ishte mesfushori Pajtim Kasami, i cili shënoi dy gola për skuadrën e tij Sion në duel me Xamaxin, ku shënuan fitore prej 3:0.
Golin e parë e realizoi në minutën e 37-të, derisa të dytin vetëm tre minuta më vonë.
Kjo ishte fitorja e dytë e Sionit në tri ndeshje të zhvilluara, derisa golat e parë të Kasamit në këtë sezon.
Golin e parë në këtë sezon e ka shënuar edhe Albian Ajeti për Baselin në fitoren prej 4:2 kundër Grasshoppersit. Ajeti shënoi golin për 3:0, që ishte i pari në këtë sezon, derisa kjo ishte fitorja e parë për Baselin, që ka grumbulluar katër pikë pas tri javësh.
Golin e parë e ka shënuar edhe Shkëlqim Demhasaj për Luzernin në fitoren prej 4:2 ndaj Luganos. Ai barazoi shifrat në minutën e 22-të.
Gol këtë javë ka realizuar edhe Taulant Seferi për Winterthurin në Ligën e Parë Zvicerane apo Challenge. Ai shënoi pas shtatë minutash pasi hyri në lojë për Winterthurin në fitoren prej 4:0 në udhëtim te Rapperswil. Goli i Seferit ishte i katërti në këtë ndeshje.
http://www.albinfo.ch/shenojne-kasami-ajeti-demhasaj-dhe-seferi/


