United Hospital

Shënoi golin vendimtar dhe kishte statistika të mira, Ramadani me dedikim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lecce fitoi me rezultat 2-1 ndaj Frosinones sot (e shtunë), në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit italian.

Ishte goli i Ylber Ramadanit në minutën e 89-të, ai që i dha tri pikët e para ekipit të Lecces pas pesë ndeshjesh pa fitore (katër barazime dhe një humbje).

Ky njëherësh ishte goli i parë i Ramadanit në Serie A, që prej se iu bashkua Lecces në gusht të këtij viti nga ekipi skocez Aberdeen, për shumën e 1 milionë eurove.

Ramadani pas ndeshjes tha se këtë gol ia dedikon bashkëshortes së tij, e cila është në pritje të ëmbël.

HW

“Golin tim të parë ia dedikoj së pari bashkëshortes time, që më ka qëndruar pranë dhe po presim një djalë bashkë. Më pas ua dedikoj të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë këtu, që nga dita e parë. Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Kemi luajtur një ndeshje të bukur, ndaj një rivali direkt dhe jemi të lumtur që fituam”, ka thënë Ramadani.

27-vjeçari ka qenë njëri ndër lojtarët më të preferuar të trajnerit italian Roberto D’Aversa duke startuar në 15 ndeshje.

Paraqitjet e tij të mira kishin rënë në syrin e gjigantit italian Inter, andaj nëse Ramadani vazhdon me këtë ritëm, nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës të lëvizë tek ndonjë klub më i madh.

Është pikërisht Interi kundërshtari i radhës për Ramadanin dhe ekipin e tij, sfidë kjo që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme me fillim nga ora 18:00./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.