UBT

Shënoi golin e fitores për Kolnin, Elvis Rexhbeçaj në formacionin e javës në Bundesliga

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në kampionatin gjerman.

23-vjeçari ishte vendimtar në fitoren e Kolnit në udhëtim te Mainzi, në të cilën e shënoi edhe golin në vlerën tri pikë.

FIDANISHTJA

Goli i vetëm në atë takim u realizua në minutën e 55-të. Rexhbeçaj pranoi një top nga Ondrej Duda në qendër të zonës dhe goditi me vole për të shënuar gol të bukur.

Me tri pikët e reja Kolni është ngritur në kuotën e 10 pikëve dhe qëndron mbi zonën e rrezikut në luftën për mbijetesë.
Paraqitja e futbollistit shqiptar është vlerësuar nga ekspertët e Bundesligas, të cilët e kanë përfshirë në formacionin e javës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.