Shënoi gol fenomenal në fundjavë, sot Bersant Celina ka nevojë për ndihmën tuaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Manchester Unitedi mposhti mbrëmë Chelsean për t’iu bashkuar Manchester Cityt në çerekfinalen e Kupës FA.

“Djajtë e Kuq” mposhtën mbrëmë Chelsean me rezultat, 2:0, derisa Manchester City triumfoi ndaj Newport Countyt me rezultat, 4:1 për të kaluar tutje, shkruan Zëri.

Dhe goli i Ander Herrera ndaj Chelseat dhe ai i Phil Foden ndaj Chelseat janë përzgjedhur në mesin e golave më të mirë të këtij raundi në këtë kompeticion.

Eco Higjiena

Në këtë listë gjendet edhe kosovari, Bersant Celina, i cili shënoi një gol fantastik në fitoren e Swansea Cityt kundër Brentford.

Kështu, “BBC Sport” ka nominuar gjashtë gola për votim për golin më të mirë të këtij raundi.

Duke klikuar KËTU, ju mund të votoni për golin më të mirë të javës – atë të Celinës./Zëri/