RCCOLA

Shënohet muaji ndërkombëtar kundër trafikimit me qenie njerëzore

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, ka organizuar ligjëratë në bashkëpunim me Njësinë për Komunitet të Stacionit Policor në Kamenicë, me temën “Stop trafikimit me qenie njerëzore”.

Ligjëratat u mbajtën në Sh.F.M.U “Metush Krasniqi” me klasët e IX-ta dhe në Sh.M.M “Sejdi Kryeziu” në Roganë me klasët e X dhe XI-ta.

Koordinatorja e NJKDNJ-së në Kamenicë Nazmije Demolli-Kastrati, tha se e kemi obligim që të punojmë shumë bashkërisht, në mënyrë që nxënësit t’i edukojmë në një frymë dhe cilësi të lartë.
“NJKDNJ përmes planit të saj do të ofrojë një edukim sa më të mirë për nxënësit tanë, në mënyrë që ta parandalojmë trafikimin dhe viktimat të jenë zero”, tha ajo.

Uji Dea

E zyrtari policor nga Stacioni Policor i Kamenicës, Arsim Gashi, përmes sllajdeve ligjëroi dhe bashkëbisedoi me nxënësit për parandalimin e kësaj dukurie dhe masat preventive që duhet ndërmarrë në mënyrë që të rinjët (por edhe të moshës madhore) mos të bien pre e trafikantëve.

“Sa më shumë që punojmë dhe i edukojmë ata, konsideroj se edhe dhuna e kësaj forme të egër do të jetë shumë më e vogël. Sot po i themi ‘stop trafikimit të qenieve njerëzore’. Mos heshtni. Ne mund ta ndalojmë dhe këtë do ta bëjmë nëse jemi të gjithë bashkë, e të vendosur që ta ndalojmë”, tha ai.

Muaji tetor konsiderohet si muaji ndërkombëtar kundër trafikimit me qenie njerëzore./rajonipress/