Mobi Casa

Shënohet dy vjetori i Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Një universitet që është më afër shtëpisë e që hapë mundësi për bashkëpunim me gjithë Evropën. Dituria hapë gjitha shtigjet e jetës. Mundësi të tillë ofron Universiteti Internacional I Novi Pazarit dega në Preshevë. Në përfundim të vitit akademik që përkon edhe me regjistrimin e studentëve të rinj, ky universitet mbushi dy vite pune funksionale në Preshevë. Për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme për arsimin e lartë në qytetin tonë kishin ardhur personalitete të shquara nga bota akademike nga Kosova, Maqedonia, Hungaria si dhe universiteteve të tjera rajonale.

Po ashtu prezent ishin edhe personalitete të shquara vendore, nga shoqëria civile, strukturat fetare, profesor, asistent dhe dashamirë të dijes e shkencës. Falënderimi për avancimin e këtij trenit të dijes i takon shumë njerëzve nga Presheva e Novi Pazari por me theks të veçantë koordinatorit Kujtim Sadiut dhe studentëve të këtij universiteti në të gjitha drejtimet që ndjekin studimet në qytetin tonë. Fjalë përshëndetëse në këtë rast morën përfaqësuesit nga Novi Pazari Prof dr Aleksanar Ivanoviq dekan i fakultetit Juridik i cili mes tjerave potencoi se mësimi në gjuhën anëtar dhe më afër familjes japin më shumë mundësi të përgaditjes akademike dhe ngritjes së kuadrove.

Po ashtu profesori nga Maqedonia, Isa Spahiu, tha se hapja e këtij universiteti në Preshevë ka hapur mundësi të reja për të rinjët e këtij vendi. Ndërsa profesori Tibor Petres nga Hungaria gjegjësish nga universiteti i Segedini deklaroi se studentët e këtij universiteti shpesh e kanë befasuar për të mirë me aktivitetin dhe angazhimin që kanë treguar.

Kurse bartësi i shumë përgjegjësive për funksionalizimin e këtij universiteti në Preshevë koordinatori Kujtim Sadriu falënderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ngriti lartë të gjithë studentët e këtij universiteti me sukseset e deri tanishme. Po ashtu ai potencoi se kjo vatër e dijes do të ndikoj që shumë prej njerëzve të shkencës nga kjo anë të mos shpërngulen diku tjetër por k y institucion do të ndikoj që ata ta japin kontributin në vendin e tyre.

KKVITI

Gjithashtu disa student e në veçanti nga drejtimi të psikologjisë Rina F Rexhepi dhe gjuhës serbe Adelina Sh Ismaili treguan mbi përvojat e tyre si student të këtij universiteti dhe planet për të ardhmen. Para të pranishmëve u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër lidhur me historikun e Universitetit te Novi Pazarit dega në Preshevë dhe mjediset mikpritëse që ofron kjo vatër e dijes. Vlen të potencohet se regjistrimet për vitin e ardhshëm akademik në këtë universiteti fillojnë nga muaji i ardhshëm./rajonipress/