UBT

Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, ku pjesëmarrës ishin fëmijët nga shkollat fillore dhe çerdhet duke përfshirë edhe komunitetet e ndryshme, me ç’rast është bërë edhe shpërndarja e fletëpalosjeve, “Të Drejtat e fëmijëve”, me moton ti njohim të drejtat e fëmijëve sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast zyrtarja për të drejtat e fëmijëve në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Hanumshahe Rexhepaj, ka thënë se ky aktivitet është mbështetur nga Komuna e Gjilanit përkatësisht nga kryetari Lutfi Haziri dhe qëllim i vetëm është të njihemi me të drejtat e fëmijëve sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara.

FIDANISHTJA

“Të gjithë fëmijëve të Komunës së Gjilanit ju uroj 20 nëntorin Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. Uroj që të gjithë të kenë shëndet, suksese dhe një të ardhme më të mirë dhe pa brenga”, ka thënë Rexhepaj./rajonipress/