UBT

Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Hyrmete Morina tha se aftësia e kufizuar në Kosovë ende vazhdon të trajtohet apo konsiderohet si një çështje më shumë personale dhe familjare. Në komunën e Kamenicës janë të evidentuar rreth 400 persona me aftësi të kufizuara, megjithatë që gjendja tyre nuk është e kënaqshme për mënyrën e jetës, dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar atë

Në hollin e ish objektit të kulturës, ishte organizuar manifestimi për nder të kësaj dite ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Manifestimin e hapi Hyrmete Morina, koordinatore e “ Handikosit “, ndërsa në emër të komunës i përshëndeti Sylejman Morina, derisa në emër të qendrës rinore multietnike AWO, Lirije Dermaku -Hajrizi.

Hyrmete Morina koordinatore në “ Handikos” shprehu keqardhje për shkak të mos ardhjes së të ftuarave, duke e kuptuar këtë si një lloj injorimi. Kjo ditë u ndërkombëtarizua, pasi Kombet e Bashkuara e përcaktuan tre dhjetorin si dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara.

FIDANISHTJA

Morina tha se aftësia e kufizuar në Kosovë ende vazhdon të trajtohet apo konsiderohet si një çështje më shumë personale dhe familjare. Në komunën e Kamenicës janë të evidentuar rreth 400 persona me aftësi të kufizuara, megjithatë që gjendja tyre nuk është e kënaqshme për mënyrën e jetës, dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar atë.

Morina ka thënë se në aspektin ligjor vlen të theksohet se komuna e Kamenicës , pos që ia ka siguruar stazet për zhvillimin e veprimtarive shërbyese ajo i ndihmon edhe me mjete financiare çdo vit ku i financon projektet që i kanë të parapara. Po ashtu çdo objekt publik ka përgatitur edhe stazën për qasje në shërbime edhe këta persona, pastaj sigurimi i auto parkingjeve të caktuara me shenjen e veçantë.

Në fund Hyrmete Morina tha se të punosh në çështjen e personave me aftësi të kufizuar , do të thotë të ndërtosh të ardhmen e një shteti , të ardhmen e dikujt që varet prej neve e gjithkujt tjetër. Në pjesën tjetër ishin përgatitur gara sportive, bilardo , tenis dhe pikado ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.