ARKATANA

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve‏

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zyrtarja për të drejtat e fëmijëve Hanumshahe Rexhepaj, ka thënë se mbështetja e Komunës është e përhershme dhe në funksion të ngritjes dhe mbështetjes për fëmijët.

Në Komunën e Gjilanit simbolikisht është shënuar Dita Ndërkombëtare e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ku me këtë rast një grup i fëmijëve të Gjilanit i shkollave fillore, është pritur nga nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili i ka informuar ata për angazhimet që është duke i bërë qeverisja komunale, në përmirësimin e kushteve për fëmijët, duke bërë investime publike si në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme etj.

FIDANISHTJA

“Komuna e Gjilanit është e përkushtuar të vazhdoj edhe më tutje me punë në krijim të kushteve më të mira për fëmijët. Jemi të vendosur t’i promovojmë të drejtat e fëmijëve ngase fëmijët janë garanti kryesor i ardhmërisë së vendit tonë. Ndjehemi krenarë që Gjilani ka talentë të shumtë që kalojnë përmasat e një qyteti dhe shpeshherë edhe të kufijve të vendit tonë, duke qenë shembull edhe karshi botës dhe shteteve më të fuqishme”, ka thënë nënkryetari Kadriu, duke ju uruar fëmijëve këtë ditë me porosinë që të jenë edhe më të angazhuar në mësime, sepse, aty është çelësi i sukseseve në të ardhmen.

Edhe zyrtarja për të drejtat e fëmijëve Hanumshahe Rexhepaj, ka thënë se mbështetja e Komunës është e përhershme dhe në funksion të ngritjes dhe mbështetjes për fëmijët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.