UBT

Shënohet dita ndërkombëtare e infermierisë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.

Pjesëmarrës në këtë manifestim përveç kuadrit të mesëm infermierik dhe Menaxhmentit kanë marrë pjesë edhe: Fetije Huruglica-Shefe e divizionit të infermierisë, Lirije Beqiri- Kordinatore QEVI-t, Naser Rrustemaj- Kryetar i odës së Infermierisë.

Uji Dea

Të arriturat e Infermierisë së Gjilanit i prezantuan Xhavit Ramadani dhe Sadije Ismaili, ku ata prezantuan të arriturat dhe sukseset e Infermierisë gjatë një viti.

Nysret Hajrullahu drejtor klinik i këtij spitali, ka falënderuar Infermieret për angazhimin dhe punën e palodhshme dhe me përkushtim./rajonipress