FIDANISHTJA

Shënohet dita e shkollës “Ramiz Cërrnica” në Cërrnicë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është shënuar Dita e shkollës fillore që mban emrin e tribunit të njohur të veprimit kombëtar e intelektual, “Ramiz Cërrnica” në Cërrnicë. Kjo shkollë është e nderuar me emrin e veprimtarit të shquar Ramiz Cërrnica.

Me këtë rast personeli i shkollës dhe familjarët e tribunit Ramiz Cërrnica kanë vënë kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe para bustit të tij në oborrin e shkollës e më pas ka nisur programi i paraparë kulturo – artistik.

Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Elhami Hasani, ka përshkruar rrugën nëpër të cilën ka ecur shkolla nga themelimi i saj e deri më tani.

Eco Higjiena

“Kjo shkolla ka një rrugë të vështir të ecjes së saj nga themelimi e deri më tani. Ka pasur përplot pengesa gjatë historisë. Jemi të nderuar dhe krenar njëkohësisht që emri i shkollës i bënë nder jo vetëm këtij institucioni, por edhe gjithë kësaj hapësire të regjionit të Gjilanit. Ramiz Cërrnica ishte tribun i njohur i veprimit kombëtar dhe intelektual. Ai ka dhënë kontribut edhe në emancipimin e shoqërisë por edhe përhapjen e dijes gjithandej kah shkonte. Sot nga kjo shkollë kanë dal kuadro duke nisur nga Akademik, doktor shkencash, inxhinier, profesor dhe kuadro të tjera. Nxënësit e kësaj shkolle përditë e më tepër po dëshmohen me suksese”, ka thënë drejtori Hasani, duke i prezantuar edhe investimet që kanë ndodhur e që janë duke u realizuar në këtë shkollë, sikurse që u ka uruar nxënësve suksese në mësime dhe në jetën e mëtutjeshme.

Ndërsa në emër të familjes së Ramiz Cërrnicës, të pranishmit i ka përshëndetur Abdyl Hoxha, ndërsa nxënësve dhe prindërve u ka uruar këtë ditë duke i lutur nxënësit që t’i përkushtohen edhe më shumë mësimeve, sepse siç ka thënë ai tani në liri, patriotizëm është të kemi intelektual dhe profesionist, e pse jo ata të mos jenë nga kjo shkollë.
Kjo ditë ka vazhduar me një program të pasur kulturo – artistik të përgatitur nga mësimdhënësit e të interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.