FITORJA

Shënohet dita e shkollës në Karaqevë të Poshtme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore, është shënuar dita e Shkollës Fillore “ Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme. Në këtë solemnitet i pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, me bashkëpunëtorë.

Ramadan Guda drejtor i Shkollës Fillore “ Asllan Thaqi”, tha se prania e juaj është shprehje e qartë e respektit dhe vlerësimit për punën dhe arritjet e shkollës sonë

“Objektivi i shkollës sonë është i qartë, ngritja e cilësisë në arsim dhe krijimi i kushteve dhe mjedisit të përshtatshëm për edukimin dhe arsimimin sa më cilësor të gjeneratave të reja, këto objektiva në shkollën tonë po realizohen” ka thënë Guda, duke shtuar se objektivi dhe ngritja e cilësisë në arsim në vazhdimësi po shënon përparime. Kurse objektivi tjetër është krijimi i infrastrukturës i cili objektiv është realizuar falë investimeve që ka bërë komuna si dhe organizata Helvetas.

FIDANISHTJA

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, përshëndeti të gjithë të pranishmit në emrin e tij personal dhe në emër të strukturave komunale ,nxënësit, prindërit e veçanërisht familjet e dëshmorëve të Asllan Thaçit dhe Ramadan Kastratit.

Surdulli, tha se ne pamë disa punë dhe aktivitete që po zhvillohen në shkollë, dëshiroj që sa më shumë të punohet në ngritjen e cilësisë së arsimit. Në këtë shkollë ne kuptojmë që çdo herë ka nevojë për kushte edhe më të mira, por si prioritet kishte me qenë një sallë e cila do t’ju shërbejë për orët e kulturës fizike dhe për aktivitete kulturo- sportive të rinisë.

Ndërsa, në emër të drejtorisë së Arsimit përshëndeti përgjegjësi për personel dhe çështje juridike Xhevat Ramadani. Drejtori i Shkollës Fillore “ Asllan Thaçi” ndau disa mirënjohje. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.