UBT

Shënohet dita e shkollës fillore “Sadri Misini”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore është shënuar dita e shkollës fillore “Sadri Misini”, në Shipashnicë të Epërme. Në këtë solemnitet morën pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu, përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie, dhe përfaqësues nga institucionet tjera komunal.

Samet Rexhepi, Drejtor i shkollës fillore “ Sadri Misini” , me rastin e kësaj dite ka paraqitur para të pranishmëve edhe historikun e kësaj shkolle.

“Personeli arsimor është me kualifikim përkatës, shumica e arsimtarëve janë të trajnuar dhe punojnë me forma dhe teknika të reja. Në këtë shkollë të re dhe në paralelen e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, të ndërtuara në bazë të standardeve bashkëkohore, nga arsimtarët dhe stafi punohet maksimalisht në ngritjen e rezultateve dhe të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimxënie” ka thënë drejtori Rexhepi.

Uji Dea

Ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka uruar të gjithë të pranishmit për shënimin e ditës së shkollës.

“Me kënaqësi të madhe sot kemi ardhur për të marrë pjesë në ditën e shkollës, që kjo shkollë mbanë emrin e dëshmorit të kombit Sadri Misini. Besoj se qëllimi është arritur, besoj se edhe drejtori me arsimtarët, nxënësit, prindërit e nxënësve, kanë arritur qëllimin kryesor, që gjatë kësaj kohe nxënësit të kenë nxënë diturinë, të mësojnë sa më shumë dhe të edukohen në aspektin edukativ” tha ndër të tjera Surdulli./rajonipress/