Uji Dea

Shënohet dita e shkollës fillore “Metush Krasniqi”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore, të mërkurën në fshatin Rogaqicë është shënuar dita e shkollës fillore “ Metush Krasniqi”.

Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përfaqësues nga drejtoria e arsimit, përfaqësues nga ministria e punëve të brendshme etj.

I pari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se kontributi i komunës çdo herë ka qenë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për krijimin e kushteve më të mirë si në shkollë, në shëndetësi dhe fusha të tjera.“ Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e një shkolle të re të mesme në këtë fshat dhe ky projekt është i aprovuar nga Komisioni Evropian. Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe e institucioneve komunale që të bëhet ndërtimi i një shkolle të mesme në fshatin Rogaqicë“ ka thënë Surdulli.

UBT

Ndërsa, Florim Kryeziu drejtor i shkollës fillore “Metush Krasniqi”, foli edhe për historikun e kësaj shkolle. “ Nga kjo shkollë kanë dalë gjenerata të profileve të ndryshme që kontribuuan dhe kontribuojnë për të mirën e këtij vendi. Mësimdhënësit janë të kualifikuar në të gjitha lëndët dhe të gjithë janë të përkushtuar në punë. Në këtë vit është bërë ndërrimi i kulmit të shkollës dhe për këtë u jemi falënderues kryetarit të komunës së Kamenicës dhe kuvendit komunal” tha Kryeziu.

Nga drejtori i shkollës fillore janë ndarë edhe mirënjohje për arsimtarë të cilët ishin para pensionit dhe nxënës të dalluar.

Në fund nga nxënësit e kësaj shkolle është shfaqur një program i pasur kulturo-argëtues./rajonipress/