Hidromorava

Shënohet 70 vjetori i themelimit të shkollës në Përlepnicë të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë të komunës së Gjilanit ka shënuar sot 70 vjetorin e themelimit.Në këtë ngjarje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar udhëheqësit e shkollës për punën e madhe që po bëhet aty.

Kadriu tha se nga kjo vatër ve arsimit dolën me qindra mijëra mësues, arsimtarë, profesorë, juristë e profile të tjera, të cilët, sipas tij, janë krenaria e Gjilanit.
“Gjithmonë duhet të jemi krenarë për kontributin e mësimdhënësve, i cili kontribut është i madh dhe i pazëvendësueshëm, në rrugëtimin e shkollës shqipe, ndonëse me sakrifica të mëdha, në periudha të ndryshme kohore nuk u gjunjëzuan, por kontributi i tyre edukoi dhe arsimoi shumë gjenerata të nxënësve në frymën e shëndoshë kombëtare”, tha Kadriu.

Kadriu tha se nxënës të kësaj shkolle ishin edhe heronjtë e Kosovës si, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti, të cilët sot janë krenaria, jo vetëm e Përlepnicës dhe Gjilanit, por e mbarë Kosovës.

Hidromorava

“Normalisht tradita intelektuale, patriotike dhe fryma e zhvillimit, themelet i kanë pikërisht në këtë shkollë që mban emrin e një heroi me përmasa botërore”, shtoi nënkryetari Kadriu në fjalën e tij para qindra të pranishmëve.

Në fund, u shfaq një program i pasur kulturor-artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore “Skënderbeu”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.