Shënohen rënie të dukshme të shpenzimeve në Kamenicë

Kamenicë – Zyrtari i lartë financiar, Naser Hashani tha se sivjet ka një rënie të dukshme të shpenzimeve krahasuar me ato të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, si dhe është filluar me realizimin e investimeve kapitale.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi Bajram Mavriqi, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, disa drejtor të drejtorive komunale edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Të gjitha pikat e u miratuan dhe si të tilla do të procedohen në seancën e ardhshme të Kuvendit, si pikë e re e ishte shqyrtimi i propozimit të kryetarit për dhënien e disa pronave KEDS-t për vendosjen e trafove të rrymës.

Ndërkaq, Drejtoria e Financave dhe Buxhetit, paraqiti raportin tre mujor financiar nga zyrtari i lartë financiar, Naser Hashani.

Ai ndër tjerash tha se, sivjet ka një rënie të dukshme të shpenzimeve krahasuar me ato të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, si dhe është filluar me realizimin e investimeve kapitale. Po ashtu pas diskutimeve u mbështet propozimi për transferin e mjeteve nga kategoria për shërbime dhe mallra në subvencione, për të cilat i arsyetoi Hashani, dhe sqaroi burimin e atyre mjeteve.

Kryetari Kastrati e mbështeti ketë propozim, duke theksuar mungesën e mjeteve për subvencione, ndërsa komuna ka obligime ndaj Bashkësisë Islame dhe të tjerave për participim në shpenzimet e varrimit, pjesëmarrja në financimin e projekteve nga shoqatat dhe organizatat e ndryshme, obligimet ndaj Komitetit Olimpik për financimin e sportistëve nga komuna e jonë, ekipeve sportive etj.

Anëtarët e KPF-së, pas diskutimeve pranuan propozimin për dhënien në shfrytëzim të kamionit të komunës për bartjen e mbeturinave, kompanisë regjionale të mbeturinave “Eco Higjiena“ nga Gjilani.

Ai ishte dhuratë nga Bursa e Turqisë. Për veprimin e tillë folën: kryetari Qëndron Kastrati, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ramadan Basha dhe nënkryetari Faton Jakupi, duke e arsyetuar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër për shfrytëzimin e këtij automjeti për të cilin kërkonin sqarime, Besa Krasniqi dhe Florim Kryeziu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).