UBT

Shenjat se po përjetoni një sulm në zemër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmi në zemër mund të ndodhë në çdo kohë dhe është paksa e vështirë që të dalloni shenjat e para se po përjetoni një arrest kardiak.

Edhe pse mund t`i dijë shenjat e sulmit në zemër, në momentin që ai shfaqet, mund të përballemi me vetëm një nga këto shenja prandaj është e vështirë që të themi se po ndodhë një sulm ne zemër, transmeton Indeksonline.

Më poshtë, janë disa nga shenjat të cilat na ndihmojnë të diktojmë një arrest kardiak.

Djersitja: Kur furnizimi i zemrës me oksigjen bllokohet, një sinjal i dërgohet trurit. Në përpjekje për ta shpëtuar zemrën, trupi fillon të tregojë se diçka po shkon keq. Kjo është një nga shenjat që njerëzit përjetojnë kur përballen me sulm në zemër. Prandaj, nëse ndodheni pranë një personi i cili djersitet me të madhe, është mirë që menjëherë të konsultoheni me një mjekë.

UBT

Dhimbja në gjoks dhe krah: Një tjetër shenjë e zakonshme është dhimbja në pjesën e majtë të gjoksit. Në disa raste, dhimbja kalon edhe në krahun e majtë. Kjo mund të jetë edhe diçka e zakonshme dhe jo e rrezikshme mirëpo nëse kemi të bëjmë më dhimbje të fortë e cila zgjatë, atëherë mund të jetë një shenjë e sulmit në zemër.

Marramendja: Teksa furnizimi i trurit me oksigjen pengohet, personi i caktuar mund të ketë marramendje kur përballet me një sulm në zemër. Nëse muskujt e zemrës preken rëndë, dhe furnizimi i gjakut pengohet, paraqitet humbja e vetëdijes. Në këtë rast, personi mund të jetë duke u përballur me një sulm në zemër.

Dhimbja në bark: Një simptomë e shpeshtë e cila ngatërrohet për thartësirë është dhimbja në bark. Simptoma. Kur përcillet me mundime dhe të vjella mund të tregojë se një person po përballet me arrest kardiak.

Duhet mbajtur mend se simptomat mund të paraqiten si të izoluara ose si një kombinimin i simptomave apo të gjitha së bashku. Çfarëdo qoftë rasti, nxitimi për një spital është e vetmja mundësi për të shpëtuar atë person./Indeksonline/