GRANDEMALL

Shenjat që ju tregojnë se keni nevojë për ujë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nëse trupi juaj është i thatë dhe i padehidratuar nuk mund të funksionojë asnjëherë si duhet, pasi çdo qelizë në trup duhet të përdorë ujin që të funksionojë. Ja disa shenja që tregojnë se keni mungesa të theksuara të ujit ne trup:

Nëse keni urinë të errët: Kjo është shenja më e qartë se ju keni nevojë për më shumë ujë. Gjithmonë duhet gjithmonë të jeni të vëmendshëm në lidhje me ngjyrën e urinës pasi ajo është një tregues i menjëhershëm i nivelit të hidratimit. Urina duhet të jetë e zbehtë në ngjyrë. Nëse është e errët, keni nevojë për më shumë lëngje. Gjithashtu nëse nuk keni urinuar për disa orë, ndoshta nuk keni pirë ujë mjaftueshëm.

Frymëmarrje e rëndë: Pa ujë të mjaftueshëm do të ndjeheni jashtëzakonisht të nxehtë dhe do të djesisni. Këto janë shenja të dehidrimit të rëndë por që shfaqen më vonë. Një nga pjesët e para të trupit që tregon mungesë të ujit, është goja. Goja e thatë, mund të shkaktojë një aromë jo të mirë, kjo për shkak të mungesës së pështymës. Pirja e ujit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të eleminuar bakteret që ndodhen në gojën tuaj.

FIDANISHTJA

skin woterLëkurë të thatë: sidomos në buzë dhe sy, janë shenja klinike të dehidrimit. Kur lëkura është e thatë, shanset janë të shumta që qelizat brenda trupit janë shumë të etura. Kremrat hidratues nuk japin efekt nëse nuk konsumoni sasinë e nevojshme të ujit. Nëse pini rregullisht ujë mund të parandaloni rrudhat e parakohshme dhe të keni linja më të bukura. Mbani gjithmonë një shishe me ujë me vete, kudo që shkoni.

Dhimbje muskujsh: dhimbja e muskujve është një shenjë që tregon se jeni të dehidratuar. Dhimbja e barkut është gjithashtu një shenjë që keni mungesa si: magnez, kalium, natrium.

Dhimbje koke ose nervozizëm: Në qoftë se ju jeni duke vuajtur një dhimbje koke të pazakontë është e sigurt që trupi juaj ka nevojë për ujë.Vështirësia për tu përqëndruar është gjithashtu një shenjë që jeni të dehidratuar./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.