Uji Dea

Shenja që nuk po pini mjaftueshëm ujë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Megjithatë, shumë prej nesh nuk pinë sa duhet në një ditë.
Duke e bërë këtë ne po e dëmtojmë trupin tonë

Nëse i përjetoni shenjat e mëposhtme atëherë ju mund t’a përmirësoni situatën tuaj duke filluar të pini ujë.

Goja juaj është e thatë

Kjo mund të duket shumë evidente, por jo pasojat e saj.

Kur e kemi ndjenjën e një goje të ngjitshme, atëherë ne marrim ndonjë pije tjetër të sheqerosur të cilat janë zgjidhje e një problem shumë më të madh.

Kur pi ujë, lubrifikon membranën e mukozës në gojë dhe fyt, gjë që do vazhdojë të mbajë gojën tuaj të lëngshme për një kohë të gjatë.

Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit, kështu që sigurisht që duhet të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një nga shenjat e para të një dehidratimi.

Kur trupit i mungon uji, atëherë i mungon edhe djersa, gjë që e ndalon trupin të pastrojë papastërtitë dhe vajërat e akumuluara gjatë ditës.

Nëse do të zhdukësh pucrrat, gjëja e parë që duhet të bësh është të pish më shumë ujë, transmeton lajmi.net.

Ulen muskujt

Muskujt tuaj përbëhen më së shumti nga uji.

Sigurisht që sa më pak ujë të keni në trup, aq më pak sasi muskujsh.

Pirja e ujit, para, gjatë, dhe pas stërvitjes jo vetëm që iu mban të hidratuar dhe rehat, por gjithashtu e sjell ujin te të gjitha vendet e nevojshme të trupit, dhe ul shansin e zhvillimit të inflamacionit pas stërvitjes.

RCCOLA

Sëmundja zgjat më shumë

Pirja e ujit ndihmon trupin që të heq vazhdimisht helmet e trupit tuaj.

Organet tuaja punojnë të filtrojnë produktet e padëshirueshme si një makinë, por nëse nuk e mbush këtë makinë me ujë, ajo nuk mund të funksionojë si duhet.

Ajo cfarë ndodh është që organet fillojnë të marrin ujë nga vendet ku ruhet uji si gjaku, dhe fillojnë probleme shumë më të mëdha.

Ndiheni të lodhur

Sic sapo përmendëm, kur trupi dehidratohet ai “merr borxh” ujë nga gjaku juaj.

Kur nuk ka aq sa duhet ujë në gjak, nuk ka aq sa duhet oksigjen në gjithë trupint uaj. Mungesa e oksigjenit con në lodhje dhe fatigë.

Mungesa e staminës do të thotë që do fillosh të flesh më shpesh pasditeve dhe kafja nuk do iu ndihmojë për shumë kohë.

Jeni plakur para kohe

Sasia e ujit në trupat tanë ulet në mënyrë natyrale kur plakemi.

Kjo do të thotë që, duke u plakur, duhet të rrisim sasinë e ujit që pijmë.

Edhe pse plakja para kohe vërehet më shumë nga jashtë, pasojat që shkaktohen brenda trupit vërehen shumë më vonë.

Për të ulur rrezikun e lodhjes së tepërt të trupit, është e rëndësishmë të pijmë ujë sa më shumë.