RCCOLA

Shënimi dhe bashkimi

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Nga Arben Kurteshi – Shënimin në fletore e kishte bërë vet ish shefi i NATO-s Rasmussen gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në vitin 2008, “Ukraina nuk është shtet i pavarur“ por tokë e Rusisë këtë e kishte thënë Putini gjatë asaj mbledhje. Kjo, nuk ishte marrë seriozisht nga bashkëbiseduesit, që sot e quan se ishte gabim i madh thotë Rasmussen!

Jo pas dyerve të mbyllura, por haptas e thotë Vuqiqi „Kosova nuk është shtet“; dhe këtë duhet ta marrim seriozisht; dhe jo të vrapohet pas tij për të nënshkruar ZAJEDNICA; dhe jo të bisedohet me një shtet tjetër, që do të na shlyej nga harta, për të drejtat e qytetarëve brenda republikës sonë!

Zajednica nuk është gjë tjetër pos një projekt, që i lehtëson lidhshmërinë e drejtpërdrejt me fqiun verior pakicës serbe, dhe që kurrë nuk do ta njohin shtetin tonë, dhe kurrë më nuk do të integrohen në të; por në të kundërtën do të kërkojnë nga fqiu verior financim dhe armatosje!

Uji Dea

Zajednica është metoda e butë dhe faza fillestare e kolonizimit të atyre trojeve shqiptare përmes lidhjes së komunave; duke u zgjeruar më vonë dhe së fundmi integrimi i plotë i trojeve shqiptare në territorin e fqiut veriorë; nëse është e nevojshme edhe „Kolonizim të fortë“ pra me dhunë brutale.

Vet fakti që, në njërën anë kërkon Zajednicë pa njohje, dhe në anën tjetër armatoset masovikisht me armët më moderne, dhe nuk i vë sanksione Rusisë vulosë synimin dhe përpjekjen e kolonizimit të shqiptarëve; o në mënyrë të butë apo sipas nevojës me forcë ushtarake.

Çfarëdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë është marrëveshje nënshtruese që çon drejt „Kolonizimit të butë“ të Kosovës.
Me fqiun veriorë nuk mund të bëhen marrëveshje, edhe nëse bëhen, ajo nuk i zbaton, nëse i zbaton atëherë vetëm me përfitime të trojeve tona, pa njohje!
Nëse ne duam të bëhemi faktorë i patejkalueshëm e vetmja marrëveshje është Shqipëri<>Kosovë në një njësi ekomomike dhe ushtarake!
Të gjitha përpjekjet tjera na shpien në nënshtrim dhe konolizim!
Dhe gjithçka fillon me një mendim.
Të gjitha veprimet tona dikur ishin mendime.
Vet shtëpia, banesa ku jetojmë, dikur ishte vetëm një mendim.
Nëse në kokat tona mbjellim mendime të ndritura, do të pasojnë veprime përparimtare e të bukura.
Nëse mbjellim mendime të këqija, do të pasojnë veprime të dëmshme.
Nëse nuk mbjellim asgjë, as një mendim në kokë, atëherë do të mbien diçka e„egër“ që as nuk do ta dimë se çka është .
Nëse mbjellim vëllazërimin në kokat tona, do të pasojë bashkimi .
Nëse mbjellim urrejtjen, do të pasojë copëtimi.
Nëse nuk mbjellim asgjë do të mbien diçka që nuk e njohim, „që ndoshta mund të çoj kombin drejt asimilimit“.
Bashkimi mund të fillon menjëherë, jo direkt, por indirekt, së pari në kokat tona e më pas në veprimet tona.
Ne i krijojmë kushtet dhe rrethanat për bashkim, dhe jo rrethanat neve!
Vet liria jonë që e shijojmë sot, ka filluar me një mendim, dhe është shndërruar në veprim dhe realitet.
Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, kultivuar e janë rritur në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndritur të heronjve tanë.
Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të ndryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e fshehtë, në kopshtin e tyre të ndritur, që sollën lirinë.
Nëse sot ne të gjithë, në kokat tona mbjellim bashkim, shpejt dhe me vrap mund të shndërrohet në realitet.