Mobi Casa

Shëndetësia të trajtohet si prioritet nacional

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- “Besimi i mantelbardhëve te qytetarët duhet të kthehet. Qytetarët nuk duhet të bredhin jashtë Kosovës për shërbime që mund të kryhen në Kosovë”, ka thënë Xhavit Hajdari.

Shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet nacional dhe derisa të ndodhë kështu, gjendja në këtë sektor do të jetë e rëndë.

Kështu është thënë në një debat të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe i përkrahur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë.
Në këtë debat ku kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve shëndetësore, përfaqësues të mjekësisë familjare, ekspert,qytetarë, dr. Xhavit Hajdari, drejtor i Spitalit Rajonal në Gjilan, ka thënë se nuk duhet denigruar institucionet shëndetësore, sepse ka edhe zhvillime pozitive.

Sipas Hajdarit, shëndetësia nuk po trajtohet me prioritet dhe po bëhen vetëm lëvizje të vogla buxhetore.

Ai tha edhe në këto rrethana ka rezultate, më pak qëndrohet në spital, më pak ka vdekje të nënave e të foshnjave.

“Në tre muajt e këtij viti mortaliteti i foshnjave është 6 promilë, aq sa e kanë shtetet më të zhvilluara në Evropë. Ka ngritje të kapaciteteve, avancim në pajisje me aparaturë e infrastrukturë e po ngritët edhe niveli i bashkëpunimit në të tria nivelet” ka thënë ai.

Ai tha sa ka edhe padisiplinë, papërgjegjësi e politizim të mjekësisë. “Besimi i mantelbardhëve te qytetarët duhet të kthehet.

Qytetarët nuk duhet të bredhin jashtë Kosovës për shërbime që mund të kryhen në Kosovë”, ka thënë Hajdari, që ka theksuar se në spital nuk ka politizim dhe Këshilli Drejtues është ai që vendos.

Sipas tij, duhet definuar me ligj që punëtorët a dëshirojnë të punojnë në sektorin privat apo atë publik, ngase kjo po sjell probleme. Ai tha se ka raste kur ekspertët po ikin në Afganistan dhe në vende të tjera, andaj ai ka kërkuar që punëtori shëndetësor të trajtohet me dinjitet.

Eco Higjiena

Dr. Valbon Milazimi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka thënë se ka mungesë të mjekëve në krahasim me numrin e ambulancave të hapura, por sipas tij, mesatarja e pritjes së pacientëve është pesë minuta, derisa dr. Imet Rrahmani, nga Komisioni për Shëndetësi i LDK-së, ka thënë se ka centralizim të tepruar të kompetencave në të gjitha nivelet, ka pakënaqësi të pacientëve e të qytetarëve dhe nuk ka aparaturë e material bazik.

Nuk ka EKG, inhalatorë, barna bazë, material bazë e mangësi të tjera. Ai tha se ka edhe buxhet të pamjaftueshëm, andaj po tërhiqen edhe projekte të mira.

dr. Xhevat Demiri, ka qenë tejet kritik duke thënë se në shëndetësinë kosovare duhen masa të dhunshme e të jashtëzakonshme. Mjekësia ka dështuar që në hapat e parë të saj. Ai ka derdhur kritika në adresë të ministrisë.

“Kryeministri jo që nuk e gjeti ilaçin për mjekësi, por ia solli helmin. Mirë e kanë vetëm doktorët e më së shumti po heqin pacientët. Gjendja nuk është e mirë në shëndetësi dhe duhet hapa radikal të ndryshimit” tha Demiri.

Dr. Binaze Krasniqi Kadriu dhe Besa Baftiu, neonatologe folën për moskujdesin e duhur që po i kushtohet mirëqenies së gruas, nënës e fëmijës, për mungesën e aparaturës adekuate dhe mangësi të tjera.
Galip Hyseni, nga komuniteti rom, tha se në ambulancat paralele serbe shërbimet janë falas, por edhe barnat, andaj sipas tij tashti edhe në ambulancat tona duhet ndryshuar kjo praktikë. Ai tha se tashti edhe romët po i kthehen shëndetësisë kosovare.

Qytetarët Shaban Terziu, Muharrem Bajrami,Demir Krasniqi, Ibish Ibishi e të tjerë kanë thënë se shëndetësia gjilanase duhet të jetë më e profesionalizuar dhe më e përgjegjshme ndaj pacientëve. Ka shumë raste kur pacientët shkojnë në Shillovë apo fshatra tjera serbe.

Kjo është dukuri shumë e keqe tha Xhevat Demiri.

Pasi ka dëgjuar vërejtjet dhe ankesat Xhavit Hajdari ka kërkuar nga qytetarët që mos t`i frekuentojnë ambulancat serbe. Ndërsa ka kërkuar që qytetarët të luftojnë dukurit negative dhe ta denoncojnë korrupsionin edhe brenda spitalit, nëse ekziston ai./rajonipress/