Eko Higjiena

Shëndetësia, edukimi dhe zhvillimi ekonomik top prioritetet e Mustafës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së të martën ka pasur një bashkëbisedim me mantelbardhët e Spitalit të Gjilanit të cilëve u ka thënë se jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen ky sektor i rëndësishëm i shoqërisë do të jetë prioritet në agjendën e tij. Ne kemi nevojë për shërbime shëndetësore efikase, të profesionalizuara dhe të avancuara dhe ky është synimi ynë ka shtuar Mustafa.

Ndonëse ishte paraparë të vinte Hashim Thaçi e të bashkëbisedonte me mjekët gjilanas, ai për shkak të agjendës nuk ka mundur të jetë i pranishëm. Megjithatë, Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së i shoqëruar edhe nga Izmi Zeka, para mjekëve të shumtë ka folur për rolin e shëndetësisë gjilanase dhe për kontributin profesional që po japin kjo kategori.

Mustafa tha se kujdesi institucional ndaj Spitalit Rajonal të Gjilanit nuk ka munguar asnjëherë.”Ne jemi kujdesur edhe atëherë kur ishte nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë ky institucion. Tani e kemi më të lehtë dhe bashkë po financojmë në disa projekte të rëndësishme” tha Mustafa.

Mustafa tha se ai është interesuar gjithnjë që në spitalin e Gjilanit të dominojë disiplina, përgjegjësia dhe puna profesionale e mjekëve.”Avancimi i shërbimeve më të mira mbetet edhe më tutje synim imi. Dhe unë jo rastësisht e them se boshti ose top prioritetet tona mbeten shëndetësia, edukimi dhe zhvillimi ekonomik i Komunës së Gjilanit “ tha Mustafa.

Mustafa tha se në të ardhmen ka paraparë disa projekte që lidhen me sektorin shëndetësor duke filluar nga ndërtesa e QKMF-së, do të përpiqemi që mos të mungojë asnjë bari në listën esenciale, derisa jam i kënaqur që edhe shërbimi primar dhe ai sekondar kanë raporte të shkëlqyeshme në Spital, gjë që nuk ka qenë kështu në menaxhmentin e kaluar tha Mustafa.

Mobi Casa

Mustafa u zotua se Komuna edhe në të ardhmen do ta ndihmojë Spitalin derisa sërish ka kërkuar disiplinë më të madhe dhe përgjegjësi e llogaridhënie të stafit mjekësor, meqë në Gjilan vijnë dhe mjekohen edhe shumë pacient nga Kosova Lindore.

Ndërkaq Abdylatif Latifi drejtor në Spitalin e Gjilanit tha se është i kënaqur që puna në këtë institucion ka ra në binar dhe po punohet maksimalisht për ta ruajtur reputacionin e mirë të këtij institucion shëndetësor.

Edhe Xhemajl Salihu nga drejtoria e shëndetësisë tha se kanë bërë investime serioze në infrastrukturën shëndetësore si në fshatra ashtu dhe në qytet.

Bajram Shaqiri i cili udhëheq komisionin për shëndetësi në kuadër të PDK-së tha se klima e mirë në spital dhe puna e angazhuar dhe e çmuar e tërë kuadrit mjekësor ka bërë që vërtet Spitali i Gjilanit shpejt të normalizohet dhe funksionalizohet në të gjitha aspektet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.