Eko Higjiena

Shend Kelmendi e shpëton Gjilanin nga humbja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në fushën sintentike në Gjilan Gjilani e Llapi kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 25 të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit ka arrit me plot meritë ta importon një pikë ndaj skuadrës së Gjilanit e cila po lufton e po kërkon për herë të parë në historikun e sajë titullin
e kampionit.

Me këtë barazim Gjilani ka bërë një hap mbrapa pasi që lideri Ballkani tani ka tri pikë më shumë se Gjilani.

Futbollistët e Llapit treguan lojë të mirë në minutën e 35 sulmuesi Francisco Rivera pasi shërbehet mirë nga Valmir Elezi gjuan me kokë godet pingulen e portierit Koliqi ndërsa topi hyn në rrjetë duke shkaktuar dush të ftoftë në tribuna.

Futbollistët e Gjilanit gjatë kërkuan barazimin, por rastet e tyre ishin shterp të pa rrezikshme për portierin Avdyli.

UBT

Futbollistët e Llapit mbesin me 10 futbollist në fushë që nga minuta e 79 pasi Rivera ndëshkohet me karton të kuqë pasi më herët pa top e godet futbollistin e Gjilanit Dabiqajn.

Në minutën e 85 mbrojtësi Halili godet shtyllën pingule të Llapit.

Arbitri Gramos Shala ndeshjen e vazhdon për 6 minuta , në minutën e 91 rezervisti Kelmendi arrin të barazon rezultatin në 1-1.

Pas ndeshjes ndihmës trajneri i Gjilanit Alban Hyseni është shprehur i zhgënjyer “Nuk jemi të kënaqur me këtë barazim, duke ditur objektivat tona në këtë kampionat në fillim nuk ishim në element në pjesën e dytë kishim më shumë nga loja futbollistët dhanë maksimumin besoj se e kemi merituar fitoren”.

Ndërsa trajneri i Llapit Tahir Batatina ka fajësuar arbitrin duke theksuar se ai na vodhi pikët.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin arbitri Gramoz Shala nuk e meriton të ndajë drejtësinë në futboll atij duhet ti vijë marre për referimin që ka bë, që nga fillimi i ndeshjes na ka dëmtuar këto pikë i mori arbitri Geramioz Shala jo Gjilani ne po investojmë miliona e një arbitër i këtij lloi me të dëmtu është katastrofë Shala e di më së miri me njerëzit e Federatës se çka kanë bërë. Sot Gjilani deri në mëngjes me pas luajt nuk do të shënonte këto pikë. Shala le t`i merr t`i qon në shtëpinë e tij sa të jem unë Shala më nuk do të referon Llapin ai skuadrën time mundet me pa vetëm në televizion”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.