Mobi Casa

Shemsedin Pira, kundërshtoi fuqishëm ndryshimet Kushtetuese, i doli në mbrojtje vetëm Halit Azemi

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Shemsedin Pira, që në atë kohë ishte prokuror kishte kundërshtuar fuqishëm ndryshimet kushtetuese, me arsyetimin se Kosova me ato ndryshime do t`i humb ingerencat e Autonomisë dhe ky fjalim kishte shkaktuar indinjatë e pezmë, e pakënaqësi tek serbët e pranishëm. Ishte i vetmi ndërkaq kolegu Halit Azemi, i cili e kishte mbrojtur qëndrimin e Shemsedin Pirajt.

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, kur kanë ndodhur ndryshimet kushtetuese të Kosovës, megjithatë shumë protagonist të asaj kohe, tani po hedhin dritë mbi takimet e mbledhjet e rënda, që janë zhvilluar për të mbrojtur autonominë e Kosovës.

Kujtesa dhe qasja historike ndryshe, na tregon se në mesin e atyre që e kanë mbrojtur me dinjitet e atdhetarizëm, ka pasur edhe profesionist dhe intelektual të shquar, të cilët nuk janë dorëzuar para presioneve të serbëve, duke e rrezikuar jetën, familjen dhe vendet e punës.

Gjatë viteve 1988/89 tendencat serbomëdha me në krye nacionalistin e shovinistin Millosheviq dhe klikën e tij, filluan me spastrime etnike, largim nga puna, ndalim shkollimi, ndjekje, persekutime, shpifje e montime të proceseve politike, por edhe me ndryshime kushtetuese me disa amendamente për suprimimin e autonomisë së Kosovës.

Tani pas kaq vitesh dy protagonistët e një takimi të rëndësishëm, ku është folur për ndryshimet kushtetuese, janë edhe avokati Shemsdin Piraj, që në atë kohë ishte prokuror dhe Halit Azemi që në atë kohë ishte jurist.

Sipas tyre në atë kohë ishte caktuar takimi i komitetit komunal me struktura politike të Komitetit Krahinor të Kosovës, me organet e jurisprodencës, jurist, ekonomistë të ndërmarrjeve shoqërore të Anamoravës, në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, në objektin e vjetër të Gjykatës, ku ishin mbledhur aktivist politik, gjykatës e prokuror.

“Salla ishte plotë, së pari filluan të flasin aktivistët serb dhe duke dhënë sqarime rreth ndryshimeve kushtetuese, se me anë të amendamenteve Kosova, nuk do t`i humb ingerencat politike dhe nuk do të humb asgjë, ku edhe gjendja politike në vend ishte e zymtë, për shkak të politikës që udhëhiqte Serbia, me në krye Millosheviqin, si ndaj shqiptarëve, poashtu edhe ndaj kombeve tjera kroate e sllovene” kujton me nostalgji avokati Halit Azemi.

Azemi tha se në këtë tubim ka filluar një diskutim i ashpër dhe i tendosur nga serbët, që të binden shqiptarët se ato ndryshime duhet të bëhen patjetër dhe se Kosova nuk do të humbë asgjë sa i përket autonomisë.

“Pas këtyre diskutimeve të disa serbëve, është ngritur në këmbë ish prokurori Shemsedin Pira dhe ashpër e ka kundërshtuar çdo ndryshim kushtetues dhe ka pohuar se Kosova me ato ndryshime do t`i humb ingerencat e Autonomisë dhe ky fjalim shkaktoi pezmë e pakënaqësi tek serbët e pranishëm. Meqë qëllimet, synimet dhe motivet e serbëve të atëhershëm diheshin, disa prej tyre u ngritën dhe kundërshtuan, duke i shkaktuar telashe Shemsedin Pirës, të cilin donin ta hanin me rroba vesh, duke e kundërshtuar ashpër fjalimin e tij dhe reagimin e tij dhe realisht nuk kishte përkrahje të askujt, edhe pse pas luftës, disa kuadro që heshtën, në atë takim i zunë pozitat e shtetit të Kosovë sepse ishin servil të UNMIK-ut, por ndërkohë u korruptuan dhe u shkarkuan me fytyra të zeza” tha Azemi për rajonipress.

Uji Dea

Megjithatë ishte i vetmi kuadër i asaj kohe ishte juristi Halit Azemi, i cili e ka përkrahur hapur qëndrimin e Shemsedin Pirës, dhe kundërshtimin për ndryshime kushtetuese.

Pas reagimit të Halit Azemit nis të tensionohet situata në sallën e Kuvendit, pastaj ngritët Zotran Vitkoviq, i cili ishte kryetar i Gjykatës Komunale, e i cili jo që ka reaguar ashpër, por edhe ka ndërprerë mbledhjen, duke e parë se situata mund të acarohet edhe më shumë, sepse ishin prishur raportet ndërnacionale mes serbëve e shqiptarëve, saqë prokurorin Shemsedin Pira nuk e zgjodhën, e shkarkuan nga pozita dhe filluan t`i shkarkojnë shqiptarët, me vendime nga Beogradi.

Pastaj pas këtyre zhvillimeve Halit Azemin, e zgjedhin kryetar të Sindikatës së pavarur për organet e Jurisprudencës në Gjilan, duke paguar çdo muaj anëtarësi për sindikatën shqiptare, ku edhe sot e asaj dite i ka ruajtur faturat Halit Azemi.

Avokati Shemsedin Pira thotë se kjo histori e ka peshën e vetë për gjeneratat e reja, të cilat duhet të njihen me qëndrimet, që në atë kohë i kemi pasur në mbrojtje të institucioneve të Kosovës, duke i njohur edhe fytyrat e të tjerëve, të cilët kanë heshtur ose edhe më keq janë solidarizuar në heshtje me strukturat serbe.

“Jam krenar që në atë kohë kisha dije, guxim e atdhetarizëm për të kundërshtuar pushtetarët serb të cilët nuk kursenin as kokat tona” tha Pira për rajonipress.

Kujtojmë se pas këtyre ndryshimeve të dhunshme që bëri regjimi kriminal i Millosheviqi, filluan edhe ndjekjet, shkarkimet, largimet nga puna, nisi mbyllja e shkollave, filluan burgosjet, maltretimet, reperkusionet ndaj shqiptarëve, deri në fillim të luftës, ku Serbia kapitulloi bashk me kasapin e Ballkanit Millosheviq.

Ndryshe, më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë. Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë./rajonipress/