Shemsedin Pira edhe një mandat në krye të Odës së Avokatëve të Anamoravës
Gjilan – Në Kuvendin e rregullt zgjedhor të Odës së Avokatëve të Anamoravës Shemsedin Pira avokat i njohur dhe me një bagazh të avancuar profesional ka marrë besimin e kolegëve që ta drejtojë këtë institucion edhe për një mandat. Pira tha se Oda e Avokatëve ishte mbrojtëse dhe avangardë e interesave të avokatëve duke mos përjashtuar asnjëherë investimin që kemi bërë dhe po bëjmë për të pasur gjenerata sa më cilësore në profesionin e avokatërisë.
Oda e Avokatëve regjional (Anamorava) do të drejtohet edhe për një mandat nga avokati i njohur Shemsedin Pira, raporton rajonipress.
Pira në Kuvendin e rregullt zgjedhor të Odës së Avokatëve mori besimin që edhe për një mandat të drejtojë këtë institucion. Pira në këtë Kuvend ka folur për rezultatet, sfidat, por edhe për të arriturat që janë shënuar në këtë periudhë.
Sipas avokatit Pira, Oda e Oda e Avokatëve ishte mbrojtëse dhe avangardë e interesave të avokatëve duke mos e përjashtuar asnjëherë investimin që kemi bërë dhe po bëjmë për të pasur gjenerata sa më cilësore në profesionin e avokatërisë.
Pira ka thënë se avokatët e Anamoravës çdo ditë e më tepër po avancohen e prosionalizohen dhe kjo e arritur vërtet është një rezultat i punës sonë ekipore që kemi bërë për të dërguar në trajnime e seminare të ndryshme të gjithë ata avokat që dëshirojnë të jenë pjesë e trendeve evropiane në fushën e avokatërisë.
Pira është zotuar se këto avancime profesionale nuk do të mungojnë as në këtë mandat vijues derisa ka bërë thirrje që të ruhet dinjiteti i avokatit dhe mos të lejohet të nëpërkëmbët puna dinjitoze që bëjnë ata çdo ditë. “Ne kishim një hetim fillestar për disa avokat në tërë Kosovën. U pa qartë se tendenca ishte tepër e ulët dhe denigruese. Por ata që iniciuan diçka të tillë kanë dështuar qysh në start sepse në mesin e asaj liste ka avokat që nuk lejojnë për asnjë çmim të poshtërohen apo të jenë kusuritje për qëllime të hesapeve tjera” thotë Pira.
Ndryshe Shemsedin Pira për kontributin e madh që ka treguar për shumë vite në mbrojtjen profesionale, në rezultatet konkrete në fushën e avokaterisë, nga Oda e Avokatëve të Kosovës është nderuar me çmimin Justiniani.
Pira është njëri nga avokatët e rrallë në Kosovë e Anamoravë që ka marrë pjesë në gjykimet më të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare duke përfshirë edhe gjykimet në Hagë.
Shemsedin Pira vazhdon të mbetet njëri nga avokatët me një reputacion jashtëzakonisht pozitiv në fushën e drejtësisë.
Ka një bagazh të shumtë të titujve të fituar, një karrierë e nisur dhe e ndërtuar me shumë mund e sakrifica, një kohë e një gjenerate kur është folur për ndryshimet kushtetues e të imponuara nga Serbia, një kuadër që ka mbrojtur qindra gjykime e procese, një doktor shkence e ligjërues me shumë nam./rajonipress/


