Fundamenti

Shembulli i një gruaje të suksesshme

/ 5 minuta lexim

Profesoreshë e matematikës, ku si duket, matematikën e numrave e ka bërë aftësi të shndërrimit në funksion të politikës që matet me rrënjën katrore. Përpjetëza e saj në politikë nisi me bashkëngjitjen e saj Forumit të Gruas në Degën e LDK –së të Gjilanit, ku kishte mbledhur 1200 gra për të pasqyruar besimin e fuqisë politike që ka gruaja në një subjekt, dhe kjo po ndodhte pikërisht në partinë e Presidentit Ibrahim Rugovës, strategut dhe intelektualit që kishte filozofi politike, vlerat e integrimit euroatlantike të Kosovës dhe miqësinë e përhershme me Amerikën.
Valentina Bunjaku – Rexhepi, që parapëlqehet të quhet Tina, ( madje tash në Gjilan e gjetiu, të gjithë e thërrasin kështu ), qysh me paraqitjen e parë ishte bërë ekzemplar për gratë e tjera, ndërkaq partitë politike rivale në Gjilan, sot e gjithë ditën janë në kërkim të modelit të saj, thënë ndryshe partitë opontente, fenomenin Tina herët e kuptuan se po i mungonte skenës politike.

Nga koha kur e mori drejtimin e Forumit të Gruas në degën e LDK të Gjilanit, Tina thjeshtë ka shënuar një epokë të re brenda këtij subjketi politik .
Përherë në hap me liderin e pakontestueshëm të Gjilanit e Anamoravës, Lutfi Hazirin, nga I cili ishte I mbështetur politikisht prej fillimit e këndej, mbështetje që ishte thuaja reciproke, sepse edhe Tina nuk I mbeti mangut, , fitoret plebishitare të Hazirit në Gjilan, natyrshëm kanë pasur edhe aurorën e Forumit të Gruas së LDK-së ku Tina, ka qenë katalizator i kësaj fuqie.
Fuqia e numrave në politike që ka pasqyruar Tinën, si njërën nga gratë më të votuara në historinë demokratike të zgjedhjeve në Gjilan, për t’u bërë më pas Kryesuese e Asamblesë Komunale, duke udhëhequr atë me autoritet dhe perfomancë të shkëlqyeshme, kanë dëshmuar se Gjilani, i cilësuar si “Qytet i demokracisë”, po përgatitej që në udhëheqjen e saj të ketë një grua, dhe atë, një grua që mbështetet përmes votave e jo, përmes kuotave.

Fundamenti

Tina, më pas do të dëshmojë fuqinë politike duke u bërë edhe deputetja më e votuar në Anamoravë, duke hyrë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo me atë kuotën e 30 % të grave, por me votën e drejtpërdrejtë nga ana e qytetarëve!
Kjo fitore, natyrshëm shënon frymën e emancipimit të femrës.
Shoqatat që përfaqësojnë politiken e botë femrore, në fitoren e Tinës, kanë parë hapjen e kapitullit të përfaqësimit të merituar të femrës si përfaqësuese e denjë e gjysmës së popullsisë së Kosovës.
Vallë, amund të thuhet se Tina është fenomen jo vetëm në skenën politike të Gjilanit por më gjerë. Unë me plot gojën them se është fenomen! Ajo, duan apo nuk duan ta pranojnë oponentët si dhe bashkëpartiakët, duan apo nuk duan ta pranojnë kundërshtaret politike, ditë e më shumë po dëshmon dhe me gjasë akoma do të dëshmojë, se di, mundet dhe do të jetë përçuese e një zëri të gruas që i rri besnike frymës së votuesit!
Tina, që njëkohësisht është dhe bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve, reflekton se gjykon me ndjenjën më humane të njeriut, zemërgjerësinë, afrinë,ngrohtësinë dhe fisnikërinë . Ajo, me një çiltërsi zemre, si një zonjë e fisme, mbetet peshkope në pasqyrimin e politikës reale në Kuvendin e Kosovës, në struktura partiake dhe tek elektorati. Ajo po dëshmon përkushtimin se këtij vendi i duhet një klasë politike, që ka qytetarinë në plan të parë. Ajo çdo ditë po dëshmon se këtij vendi duhet t’i kthehet besimi për një ardhmëri dhe mirëqenie të qytetarëve për këtë vend dhe me këtë vend!
E frymëzuar përherë nga fryma rugoviane, dhe me këtë frymë, ajo vazhdon paluhatshëm dhe këmbëngulshëm në misionin e saj për t’i shërbyer këtij vendi dhe këtij qytetari, pa dallim ia dhanë besimin apo jo .Tina është në shërbim të të gjithëve. Këtë e ka qëllim,parim dhe ideal.
Ajo, njëkohësisht po dëshmon forcën përmes besimit qytetar po edhe shpresën për ne dhe për fëmijët tanë!
Ajo akoma është në ecje, në ngritje dhe e gatshme për t’u ballafaquar me sfida të reja, me përgjegjësi e detyra që janë në shërbim të këtij vendi, të këtij qytetari… e, para se gjithash, në shërbim të vetë Gjilanit.
Sepse, tash po e quajnë me të drejtë edhe, Tina e Gjilanit !

Të priftë e mbara, Tinë. Kësaj rruge, as ishe e, as do të mbetesh kurrë e vetme. Neve na ke pas, përderisa je në shërbimin tonë !
Zoti të bekoftë!
Prof.Dr.Faik Shkodra