ARKATANA

Shembull i rrallë, qytetari i harron 30 mijë franga në kafiteri, stafi ia kthen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bashkim Nexhipi pronar i lokalit “Ag Bar Caffe” tha për rajonipress se një qytetar i kishte harruar mbi 30 mijë franga, por stafi i kafiterisë pasi i ka gjetur ato në tavolinë e ka ftuar pronarin që t`i marrë ato.

Bashkim Nexhipi ishte ndier shumë i lumtur kur ka marrë lajmin nga stafi i tij se një qytetari i janë kthyer 30 mijë franga pasiqë ishin harruar nga pronari në lokalin e tij “Ag Bar Caffe” në Gjilan.

Eco Higjiena

Nexhipi tha për rajonipress se shembuj të tillë por të rralla ndodhin vetëm në Lokalin-“AGBAR- Caffe” në Agmia Center. “E kemi një staf të mrekullueshëm që i përmbahen rregullave humane sepse shumë raste ka që qytetarët pinë kafe dhe shpesh harrojnë portofole, telefona, torba e shumë tjera, por gjithnjë janë të sigurta në lokalin tonë. Sot një qytetar harron portofolin me plot para mbi 30 mijë franga dhe mbas një ore kthehet qytetari dhe ato i merr të gjitha nga stafi i ndërgjegjshëm i lokalit. Dhjetëra raste ka me shuma të mëdha parash që i harrojnë dhe mbas një kohe i marrin nga stafi i cili është i ndërgjegjshëm, që asnjëherë nuk i kemi bërë publike, por sot e bëmë publike këtë gjest” tha Nexhipi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.