GRANDEMALL

Shembje në autostradën “Ibrahim Rugova”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Autostrada e Kosovës është duke u rinovuar për shkak të një shembje që ka ndodhur në segmentin 3 kilometri i 13 dhe segmentin 5, afër fshatit Bellanicë të Malishevës.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës rinovimi i kësaj pjese që është shembur, është pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.

“Në segmentin 3 , kilometri i 13, dhe segmentin 5 afër fshatit Bellanicë, është duke u punuar në sanimin e shtresës qarkulluese të autostradës”, ka thënë për standardin, Saranda Jusufi udhëheqëse e zyrës së informimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Jusufi ka thënë se sanimet e shtresës qarkulluese në segmentin 3 kanë qenë të parapara në kuadër të projektit zbatues dhe kanë ardhur si rezultat i gjeologjisë së terrenit.

Mobi Casa

“Këto sanime janë të përfshira në kuadër të projekti zbatues, nuk ka kosto shtesë të buxhetit, dhe janë të parapara edhe në pjesët e tjera, por do të ndodhin në afate të ndryshme kohore”.

Jusufi ka thënë se për arsye sigurie do ketë devijim të komunikacionit, duke shfrytëzuar vetëm njërin shirit qarkullues ,në gjatësi prej 3 km.

“Menaxhimi i komunikacionit do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. Aktivitetet kryesore janë duke u zhvilluar në pastrimin e kanaleve, rigolave, kontrollimin e vegjetacionit dhe punët tjera rutinore”, tha ajo, transmeton indeksonline.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se policia nuk ka ndonjë informacion për shembje në autostradën “Ibrahim Rugova”.“Kemi devijim të komunikacionit, dhe qarkullimi po shfrytëzohet vetëm në njërin shirit për shkak të punimeve në atë pjesë”, ka thënë Kelani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.