KKVITI

Shembet shtëpia e Hysen Pashës në Vranjë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Revista “Vranjske”, nga Vranja, ka bërë të ditur se shtëpia e Hysen Pashës, është në rrënim e sipër dhe se autoritetet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nuk ndërmarrin masa për shpëtimin e saj.

Titulli i shkrimit: “Shpëtimi në rrënim”, tregon qartë se sa janë të interesuara institucionet që merren me kulturë në Vranjë dhe Beograd, për t’i ruajtur dhe avancuar vlerat e lashta të trashëgimisë kulturore, siç është kjo e Hyseni Pashës.

FIDANISHTJA

Restaorimi i Hamamit dhe Konakut është kryer, ndërsa për shtëpinë e Hysen Pashës, të vjetër rreth 160 vjet nuk janë siguruar mjete.

Një dukuri e tillë ka ngritur shqetësimin e Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi, me ç’rast ka deklaruar për jetapress, se monumentet e kulturës janë nën mbrojtjen e Ligjit mbi trashëgiminë kulturore jo vetëm nga Serbia, por edhe nga UNESCO. Do të angazhohemi që këto vlera të lashta kulturore të mos zhduken edhe nga Vranja e cila është në afërsi të Bujanocit, jo më larg se 17 km. Veç shtëpisë së Hysen Pashës, që është e kërcënuar të zhduket, kemi edhe monumente të tjera të vjetra të cilat nuk financohen për restaurim a ngriten me para të mëdha përmendore e shtatore të reja, nga periudha të më vonshme. Kjo nuk është mirë dhe duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim”./jetapress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.