UBT

Shekerinska: Dialogu është receta për Kosovën dhe Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka folur për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në mesin e temave të diskutuara, Shekerinska foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Uji Dea

Sipas saj, NATO i ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen shumë më tepër në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, derisa shtoi se dialogu është receta për trajtimin e çështjeve të vështira.“Si një aleancë shumë e fuqishme ushtarake – politike dhe ushtarake – ne përpiqemi të përmbahemi nga komentimi i komenteve të caktuara nga politikanët. Ne jemi atje dhe kemi mbështetur misionet e KFOR-it sepse besojmë se siguria në rajon është thelbësore. Ajo ndikon jo vetëm në vendet e rajonit, jo vetëm në qytetarët, por ndikon edhe në stabilitetin dhe sigurinë e aleancës. Dhe ne jemi atje për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, por edhe lirinë e lëvizjes së tyre” Klankosova.tv.

“Dhe ne besojmë që duke u bazuar në përvojën tonë në të kaluarën, kemi arritur ta mbështesim këtë qëllim. Ne u kemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të angazhohen shumë më tepër në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Dhe ne besojmë se kjo është receta, në vend që të diskutojmë deklaratat dhe të komentojmë deklaratat, ne besojmë se gjëja thelbësore është vërtet të angazhohemi në një dialog që do të trajtojë çështjet e vështira. Dhe ndërsa e diskutojmë këtë, duhet të sigurohemi gjithashtu që të gjitha angazhimet që u morën më parë gjatë ndërmjetësimeve dhe gjatë dialogut të respektohen dhe zbatohen”, u shpreh numri 2 i NATO-s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.