Mobi Casa

Sheiku i Emirateve telefonon Kurtin pas tensioneve në veri – flasin për shtensionimin e situatës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka tërhequr vëmendjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Albin Kurti ka diskutuar mbrëmë me ministrin e Jashtëm të Emiratave, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti ka bërë të ditur se Sheikh Zayed i ka bërë të ditur se hapi drejt shtensionimit të situatës në veri, është zbatimi i Marrëveshjes Themelore.

“Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emiratave të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Hidromorava

Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, siç kanë thnënë, “për të hyrë me forcë” në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës. /Telegrafi/