GRANDEMALL

‘Sheikët’ e drejtësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës. Tash e tutje paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri më tani, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dymijë e shtatë euro me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj është paga e gjyqtarit të Gjykatës Themelore, e cila edhe është paga më e vogël aktualisht në sistemin e drejtësisë në vend.

Në dokumentet e siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës.

Tash e tutje paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri më tash.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, do të gëzojë pagë të njëjtë si të kryeministrit, shkruan më tutje “Zëri”.

Mobi Casa

Me vendimin e ri për pagat e zyrtarëve shtetërorë Peci nga buxheti i shtetit do të paguhet 3.098 mijë euro, nga 1 mijë e 515 euro sa figuronte paga e tij.

Po ashtu kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, do të gëzojë pagë mujore bruto 3.098, nga 1 mijë e 515 euro sa merrte më parë.

Tash e tutje paga vjetore e Idrizit do të jetë hiç më pak se 37 mijë e 170 euro.

Pa përfitime nuk do të shpëtojë as kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Sahit Sylejmani, që do të përfitojë 92,5 për qind të pagës së kryetarit të Supremes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.