Shega, shpëtuese e zemrës
Shega është pemë e fuqishme dhe shumë e vlerësuar, e shkëlqyeshme për zemër dhe enët e gjakut e besohet se përmban antioksiduesit më të fortë. Gjithmonë kanë qenë simbol i shëndetit, plleshmërisë dhe jetëgjatësisë. Është e pasur me flavonoide dhe polifenole, antioksidues të fortë që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
KUSH DUHET TA KONSUMOJË Të gjithë ata që kanë probleme me zemër dhe me enët e gjakut, kolesterolin e lartë. Disa studime kanë treguar se shega është e hatashme për parandalimin e zhvillimit të kancerit të gjirit, prostatës, leukemisë, tumorit.
VETITË TJERA Pos lëngut dhe frytit, në shitje nëpër botë është edhe vaji i shegës, po ashtu shumë e dobishme për flokun, thonjtë. Lëngun mund ta gjeni në secilën periudhë kohore. Grimcat e kësaj peme shkëlqyeshëm pajtohen me sallatë të freskët. Lëngun e shegës mund ta përdorni edhe për shpëlarjen e gojës, ka efekt prej antioksiduesi.
(Kosova Sot)


