Mobi Casa

Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit

/ 2 minuta lexim
HW

Shega është një fryt me forcë antioksiduese të rrallë.Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen së tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhan-pirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

Shegët dhe kanceri i mushkëriveNë një nga studimet për këtë fryt, është vënë re se lëngu i shegëve që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkëri, në minj eksperimental.

Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye ky rezultat është një lajm shumë i mirë.

Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh, në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

Fundamenti

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.

Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fryti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

Kombinimi idealËshtë zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma Arabia në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale.

Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.