Shega, fruta me vlerat më të mëdha shëndetësore

Shega është një bimë gjetherënëse, e cila ndihmon në kurimin e zemrës, enët e gjakut, parandalon kancerin e gjirit, të prostatës dhe të zorrës së trashë, thuhet në një studim të ri.
Shega është njëra ndër frutat më të rralla në tokë, por ka vlerat më të mira për shëndetin, përcjell “Zëri”.
Ajo është një frutë shëruese dhe e pasur me antioksidues, gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit.
Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për njërën nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror.
Shkencëtarët thonë se mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës dhe mund ta reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind, transmeton “Zeri.info”.
Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Prandaj tani është koha më e mirë t’i konsumoni shegat, pasi edhe është sezoni i tyre dhe sa më të freskëta që janë, aq më shumë vlera të dobishme kanë. /ZËRI/