Uji Dea

Shega dhe vetitë e saj!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shega është një peme e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Mesdheu, rajoni në të cilin shtrihet edhe vendi ynë, paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën pikërisht këtu.

Ajo është e pasur me viatminat A dhe B, dhe plotëson gati 50% të nevojave tona për vitaminën C. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit.

Në mjekësinë popullore përdoren të gjithë përbëresit e shegës, që nga frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere.

Uji Dea

Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre.

Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.