GRANDEMALL

Shefkiu: Viti 2015, më i suksesshmi që nga paslufta në drejtorinë e Urbanizmit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Valon Shefkiu, në një konferencë për media, ka thënë se viti 2015 është viti më i suksesshëm që nga paslufta e deri më tani, sa i përket të hyrave në arkën e Komunës, dhënies së shërbimeve dhe procedimit të lëndëve duke bërë hapa pozitiv dhe në shërbim të ruajtjes së planeve rregulluese urbanistike.

“Viti 2015 është më i miri deri më tani që nga paslufta. Të gjitha planifikimet janë tejkaluar. Nga 680 mijë euro të planifikuara për leje të ndërtimit, ne kemi inkasuar rreth 730 mijë euro, apo shprehur në metra katror, janë dhënë leje për më 122 472 m2 , që dëshmon për një pavarësi në këtë drejtori dhe hapje rrugë për ndërtimet në kuadër të ligjit”, ka thënë Shefkiu në këtë konferencë.

Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, ka thënë poashtu se si Drejtori, kanë bërë edhe hapin tjetër që deri më tani asnjëherë nuk ka ndodhur për ruajtjen e planeve komunale, përmes hapjes së rrugëve nëpër këto plane komunale.

“Kemi bërë hapjen e rrugëve në “Fidanishte”, do të vazhdohet shumë shpejtë me rrugët në “Kampin Montieth”, për të vazhduar me rrugët në “Livadhet e Arapit”. Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e planeve të hartuara nga Komuna e Gjilanit. Gjithashtu, edhe inspeksioni komunal përgjegjës, do të bëjë punën e vet në ruajtjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre planeve komunale”, ka potencuar drejtori Shefkiu, duke shtuar se hapjes së rrugëve, i kanë paraprirë edhe takimet publike me pronarët e këtyre tokave, në mënyrë që njoftimi për këto investime në infrastrukturën publike të përfshijnë pëlqimin e pronarëve të këtyre tokave.

Shefkiu ka bërë të ditur edhe për aktivitetet që janë kryer gjatë kësaj periudhe si përgatitja dhe përmbyllja e fazës së parë në projektin e sistemit të adresave, pastaj nxjerrja e koordinatave për pëlqimet për parcelim, sistemimi i planeve rregulluese në sistemin GIS dhe aktivitete të tjera me rëndësi në kuadër të Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

ARKATANA

Drejtori i DUPMM ka thënë se edhe në sektorin e mbikëqyrjes dhe kontrollit, pra sektori i inspeksionit të ndërtimit në kuadër të kësaj drejtorie ka kryer punën e vet, në funksion të zbatimit të ligjit të ndërtimit.

“Inspeksioni i ndërtimit që është në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, ka kryer punën e vet në kuadër të ligjit të ndërtimit, ku për vitin 2015 ka bërë 596 inspektime në terren, prej tyre 180 procesverbale për ndërprerje të punëve, 111 vendime për ndërprerje të punëve, 42 vendime për rrënime të objekteve, pastaj 10 dënime mandatore, 19 kallëzime penale për gjykatë dhe aktivitete të tjera në kuadër të përgjegjësive të këtij sektori”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ndërkaq, në zyrën për legalizimin e ndërtimeve pa leje, janë paraqitur gjithsej 7560 aplikacione nga qytetarët, ku prej tyre 1294 janë aplikacione të paraqitura nga zonat rurale, ndërsa 6266 nga zona urbane e Gjilanit.

Prioritetet sipas Shefkiut për vitin 2016 janë hartimi i elaboratit të shpronësimeve, implementimi me sukses i PRRU-ve të miratuara, hapjen e korridoreve të reja- rrugëve lidhëse publike, caktimi i lokacionit dhe propozim zgjidhja e planit të varrezave të qytetit, përfundimi i procesit të sistemit të adresave, zbatimi i ligjit të ndërtimit, regjistrimi i objekteve të ndërtuara pa leje, dhënia e shërbimeve të shpejta dhe efikase për qytetarët dhe punë të tjera që bëhen në kuadër të kërkesave të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.