Eko Higjiena

Shefkiu: Të rrënohen objektet pa leje, të veprojë urgjentisht inspeksioni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Isa Shefkiu nga shoqëria civile, ka kërkuar reagimin e Inspeksionit për rrënimin e objekteve pa leje, duke filluar nga objekti i “HIB Petroll”.

Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit (KPUMM) ka shqyrtuar të enjten kërkesat e KEDS-it për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për nevoja të ndërtimit të dy trafostacioneve dhe ka vendosur që t`i kthejë ato për trajtim në drejtorinë përkatëse, para se të bëjë rekomandimin për Kuvend Komunal.

Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu ka thënë se kërkesat e KEDS-it nuk kanë qenë paraprakisht në drejtori, por kanë ardhur drejtpërdrejt në Komitet.

Murat Hoxha, kryesues i KPUMM sqaroi se kërkesat e KEDS-it kanë të bëjë me shfrytëzimin e pronës komunale për një periudhë prej 99 vitesh, ku kjo kompani do të vendos trafo.

ARKATANA

KPUMM shqyrtoi edhe kërkesën e noterit Fatmir Halimi, për dhënien në shfrytëzim të një hapësire komunale prej 60 metra katrorë, në rrugën “Medlin Olbrajt”, për ndërtimin e një objekti të përkohshëm dhe vendosi që ta rekomandojë në Komitetin e Pronës. Valon Shefkiu sqaroi se kërkesa është e kahershme dhe ajo nuk është përsëritur së fundi.

Njëherësh, KPUMM i kërkoi drejtorisë së Urbanizmit që planin e punës për periudhën qershor-dhjetor 2015 t`ua dorëzojë anëtarëve të kësaj trupe komunale.

Isa Shefkiu nga shoqëria civile, ka kërkuar reagimin e Inspeksionit për rrënimin e objekteve pa leje, duke filluar nga objekti i “HIB Petroll”.

Përndryshe, kryesuesi Murat Hoxha ka thënë se ai do të tërhiqet nga KPUMM, për shkak të obligimeve tjera që ka në Parlamentin e Kosovës, ku është deputet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.