Mobi Casa

Shefkiu: Në Asamblenë Komunale të Gjilanit mungon transparenca

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Isa Shefkiu nga OJQ “Anamorava” e cila merret ekskluzivisht me monitorimin e punës së Asamblesë Komunale tha për rajonipress se Asambleja Komunale ka mangësi në punën e saj sepse mungon transparenca, kryesuesja është e papërvojë derisa opozita po tregohet shumë aktive karshi “gjumit” të këshilltarëve të pozitës.

OJQ “Anamorava” e cila monitoron punën e asamblesë dhe të komiteteve komunale në Gjilan ka gjetur mangësi dhe shkelje të procedurave në punën e Asamblesë Komunale raporton rajonipress.

Isa Shefkiu udhëheqës në këtë OJQ tha për rajonipress se ka shkelje serioze të procedurave për pika të caktuara në asamblenë komunale.

Mobi Casa

Sipas Shefkiut materialet nëpër komitete nuk dërgohen me kohë tek këshilltarët dhe se mungon transparenca. “S`ka transparencë të mirëfilltë në asamble dhe ka shkelje të procedurave. Asambleja nuk e ka realizuar planin e saj të punës kurse kryesuesja e Asamblesë Valentina Bunjaku është e papërvojë për të udhëhequr me këtë pozitë”.

Shefkiu megjithatë i ka dhënë notë pozitive opozitës. “Opozita po tregohet e angazhuar dhe aktive në punimet e asamblesë karshi “gjumit” të këshilltarëve të pozitës të cilët po shprehin pak interesim për të trajtuar probleme serioze./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.