Eko Higjiena

Shefkiu: Ku ishit ju, kur në vitin 2008 u privatizua “Kualiteti”?!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Valon Shefkiu, ka bërë një sqarim për opinionin publik, pas kritikave nga asambleisti të PDK-së në Gjilan. Në sqarimin e tij thuhet: “Kritikat e një asambleisti të PDK-së në Gjilan, janë krejtësisht të pabaza, tendencioze dhe dashakëqija sepse privatizimi i fabrikës së bukës “Kualiteti” në Gjilan është bërë në kohën e qeverisjes së PDK-së në vitin 2008.

Meqë po ju ‘dhimbset’ aq shumë privatizimi i kësaj fabrike, ku ishit ju në tetë vite më herët? Pse nuk e parandaluat? Pse nuk reaguat?

Përveç kësaj, gjatë qeverisjes së PDK-së në Gjilan janë privatizuar të gjitha fabrikat tjera, e të cilat janë shndërruar në qendra tregtare dhe kafeteri, e nga të cilat kanë përfituar jabanxhinjtë. Ku ishit ju?!

Ndërsa, për të sqaruar opinion publik, objektet të cilat përmenden pa leje, janë ndërtuar pikërisht në kohën e ish-qeverisjes, ndërkaq objektet tjera janë me bërë me leje ndërtimi. Për këtë kemi dëshmi.

Kjo fabrikë është privatizuar me spin off të thjeshtë dhe e ka pasur të obliguar vetëm dy vite ta vazhdoj veprimtarinë e njëjtë.

Mobi Casa

Me privatizimin e “Kualitetit”, është thyer monopoli i grumbullimit të grurit me vetëm në një pikë dhe i është dhënë mundësi shumë ekonomive familjare, të cilat po e bëjnë grumbullimin e grurit, duke e siguruar mirëqenien e tyre.

Pra, gjilanasit nuk kanë problem për grumbullimin e grurit. Këtë problem e ka vetëm një asambleist i PDK-së, i cili, i frustruar nga humbja e zgjedhjeve në mënyre spektakolare, po tenton ta manipuloj opinionin, por nuk ia ka arritur dhe nuk do t’ia arrij kurrë.

Nga lejet e ndërtimit në Gjilan, në vitin e kaluar janë inkasuar mbi 750 mijë euro, ndërkaq vetëm sivjet janë inkasuar 400 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e inkasimit nga lejet e ndërtimit që prej pasluftës falë qeverisjes së përgjegjshme të cilën po e udhëheq me plot sukses kryetari Lutfi Haziri.

Pra, për më pak se një vit, nga lejet e ndërtimit, Gjilani ka inkasuar mbi 1 milion euro, të cilat po iu kthehen qytetarëve me investime të mëdha në infrastrukturë, duke ua bërë jetën e dinjitetshme.

Ne vazhdojmë me punë t’hajrit, e ju llomotitni!”, thuhet në sqarimin e drejtorit të Urbanizmit në Gjilan, Valon Shefkiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.